Legjenda e rokut mbush 70 vjet

25 shtator 2019 | 11:22

Bruce Springsteen nuk ka pasur asnjëherë një hit numër një në klasifikim, nuk ka shitur aq albume sa Billy Joel e nuk ka aq ndikim sa Elvis Presley apo Chuck Berry.

Por ‘bosi’, siç e quan “CNN”, ka mbushur 70 vjet, është pothuajse ylli më i nderuar amerikan i rokut në të gjithë kohët.

Bob Dylan shihet më shumë si këngëtar popullor. Gjatë karrierës së tij prej pesë dekadash, Springsteen ka fituar 20 çmime Grammy, një Oscar, dy Golden Globes, një çmim special Tony dhe është nderuar nga Kennedy Center, pa llogaritur edhe çmimet e shumta MTV Video Music Awards.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia janë përpjekur të bindin udhëheqësit…