ARKEP-i merr vendim që numeracioni ‘Dardafone’ t’i kalojë për përdorim Telekomit

25 shtator 2019 | 16:01

Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mosvazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë Telekomi i Kosovës dhe operatorit virtual të rrjetit Dardafon.net (Z-Mobile), i cili raport ka qenë i bazuar në marrëveshje komerciale, duke pasur parasysh dispozitat ligjore dhe rregullative aktualisht në fuqi, si dhe pas marrjes së opinioneve profesionale të Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (Body of European Regulators for Electronic Communications – BEREC), kompanisë së specializuar për rregullimin e telekomunikacionit me bazë në Bruksel “Cullen International” si dhe trajtimit të kësaj çështje brenda autoritetit, ka marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundorë për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual Dardafone.net, pas kalimit të periudhës transitore, t’i kalojë për përdorim operatorit amë – rrjetit të telefonisë, përkatësisht Telekomit të Kosovës.

“Shfrytëzojmë rastin t’ua bëjmë me dije shfrytëzuesve të telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje për asnjë çast. ARKEP-i në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të cilat dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji bazë për Komunikimet Elektronike mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut në kuadër të mandatit që ka dhe mbi bazën e parimeve themelore të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve”, është thënë në komunikatën e ARKEP-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve…