Hamza: Çdo projekt politik e ekonomik mban vulën e PDK-së

25 shtator 2019 | 19:19

Kandidati i PDK-së për deputet, Bedri Hamza, ka bërë me dije se çdo projekt politik, ekonomik dhe ushtarak i dekadave të fundit në Kosovë e ka vulën e PDK-së.

Në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në Mitrovicë, ku kanë marr pjesë një numër i madh i simpatizantëve të PDK-së, Hamza ka thënë se kjo parti është shtetformuese dhe shtetndertuese. “PDK-ja është parti shtetformuese dhe shtetndertuese. Nuk ka projekt politik në dekadat e fundit, as ushtarak e as ekonomik, duke filluar nga autostradat, nga aeroportet, nga shkollat, nga librat falas, nga rritja e pagave, nga rritja e pensioneve, që nuk e vulën e PDK-së dhe lidershipit të PDK-së”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka folur edhe për synimin e Dekadës se re. “PDK-ja është parti me vizon dhe synim të përhershëm, zhvillimin dhe prosperimin e individit, familjes, shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Ky është projekti Dekadës së re”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, Mitrovica ndihet krenare që në këtë vend është lindur dhe rritur kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Hasani, kandidat për deputet i koalicionit AAK-PSD që mban…