PDK-ja në Deçan hap fushatën me biçikleta derë me derë

25 shtator 2019 | 19:47

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Deçan, të prirë nga shefi i shtabit zgjedhor, Bujar Kukleci, sot zyrtarisht kanë hapur fushatën zgjedhore në këtë komunë.

Kjo parti kishte zgjedhur që fushatën zgjedhore ta hapë me biçikleta.

“Aksioni me biçikleta përfaqëson konceptin derë me derë për të shpalosur platformën #PërTyDheShtetin. Vota për PDK-në dhe kryeministrin në ardhje z. Kadri Veselin është votë për shtetin dhe partinë që identifikohet me shtetëformim. #NdërtojmëTëArdhmën. Voto PDK, voto 112. Shihemi më 6 tetor, në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, është thënë në njoftimin e PDK-së, dega në Deçan.

Fotografia e PDK - Dega Deçan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Sadik Bicaj, “Vështrime gjuhësore dhe letrare”, Klubi Letrar “Podguri”, 2019)…