Jenna Dewan po pret fëmijë me të dashurin

26 shtator 2019 | 11:51

Jenna Dewan është shtatzënë. Aktorja po pret fëmijën e parë me të dashurin Steve Kazee. “Ne jemi shumë të kënaqur dhe nuk mund të jemi më të lumtur se kaq që po zgjerojmë familjen tonë”, thanë ata në një deklaratë për “People”.

Ky do të jetë fëmija i parë për Steven, por Jenna është nënë e një vajze gjashtëvjeçare me emrin Everly, të cilën e ka me ish-burrin Channing Tatum. Lajmi i mirë vjen vetëm disa javë pasi Jenna dhe Steve shijuan një pushim romantik në Kaliforni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe të vegjlit tanimë mund ta drejtojnë një makinë luksoze…