“Frozen 2”! Ja kur pritet të dalë në kinema (Video trailer)

26 shtator 2019 | 16:52

Disney ka publikuar trailerin e ri të “Frozen 2”- Sekreti i Arendelle, që zbulon detaje të reja të kapitullit të dytë që do të dalë nëpër kinema në nëntor.

Këtë radhë, Elsa, Ana dhe shokët e tyre të aventurës do të nisen drejt ekstremit verior për të hedhur dritë mbi misteret antike që rrethojnë vendin. Një udhëtim epik për të shpëtuar mbretërinë dhe për të zbuluar se çfarë fshihet pas thirrjes së fuqishme që tërheq Elsën drejt tokave të largëta.

Kanë kaluar tre vite nga kapitulli i parë. Elsa, Ana dhe miqtë e tyre jetojnë të qetë në Arendelle, por rreziku qëndron pas qoshes. Një zë ëngjëllor dhe misterioz që vetëm Elsa mund ta dëgjoj, rizgjon në fakt tek ajo fuqi të panjohura.

Forcat e reja materializohen nën formë kristali dhe bëhen të pakontrollueshme kur të gjithë elementët, zjarr, ujë, erë dhe tokë, përplasen mbi qytetin Arendelle. Të udhëhequra nga kjo thirrje, Elsa, Ana, Kristofi, simpatiku Olaf dhe dreri Sven, jetojnë një aventurë të jashtëzakonshme që do t’i dërgojë në pyjet në kufij të mbretërisë.

E në rrugëtimin e tyre do të ndeshen me rreziqe të papritura, krijesa fantastike dhe vende të magjepsura ku ruhen sekretet antike të Arendelles.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 800 mijë fëmijë do të futen në planin për…