Shoshi: PDK-ja do të jetë çdoherë sinonim i mbështetjes së anavcimit të gruas

26 shtator 2019 | 18:26

Kandidati i PDK-së për deputet nga Istogu, Lulzim Shoshi, është takuar me gratë e kësaj komune nga të cilat ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 6 tetorit.

Shoshi ka thënë se PDK-ja do të jetë çdoherë sinonim i mbështetjes së gruas në arsimim, avancim në karrierë, si dhe të drejtës në trashëgiminë e pronës. “Sot kam mbajtur takim me gratë dhe vajzat e komunës tonë, nga të cilatë morëm mbështetje për zgjedhjet e 6 tetorit. Mos të harrojmë, kur gratë e nacionaliteteve tjera ishin skllave, Ne kishim mbretëreshën Teutë!. Prandaj, PDK-ja do të jetë çdoherë sinonim i mbështetjes së gruas në arsimim, avancim në karrierë, si dhe të drejtës në trashëgiminë e pronës, në mënyrë që ta eliminojmë mentalitetin patriarkal dhe gruaja në shoqërinë kosovare ta ketë vendin që e meriton”, ka shkruar Shoshi.

 

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

 

Image may contain: one or more people and indoor

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Samir Sahiti është rikthyer në KF Vëllaznimi pasi i…