AAK-së i bashkohen 11 anëtarë të rinj

27 shtator 2019 | 10:28

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot i janë bashkuar edhe 11 anëtarë të rinj, të gjithë profesionistë të fushave të ndryshme.

Ata i ka pritur kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeminsitër, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se të gjithë po i bashkohen konceptit 100%, duke thënë se është e vetmja ofertë që ka vizion të qartë politik.

Anëtarët e rinj janë profesorët dhe asamblistët Amir Rexhepi e Makfire Musa, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajit Zekir Bytyqi, ekonomistët Fisnik Musa, Denis Rashiti e Milaim Kastrati, ndërmarrësin Ilir Avdyli, infermieren Blerona Hamiti, juristen Edona Beqiri dhe aktivistët Betim Marevci e Granit Rexhepi.

“Ferizaj po bëhet pjesë dhe aksionar në shtetin zhvillimor, përmes opsionit fitues të zgjedhjeve të gjashtë tetorit”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"I prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së dalluar të…