Fillon ekzekutimi i subvencioneve në vlerë prej rreth 11.9 milionë euro

27 shtator 2019 | 11:24

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), pas kontrolleve administrative dhe kontrolleve në terren ka përgatitur listat për pagesë të fermerëve përfitues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2019.

Deri më tani janë proceduar listat për pagesë të 13 697 fermerëve, të cilët kanë përfituar subvencione në vlerë prej 11 891 328 14 euro.

Prej kësaj shume, pagesa direkte për sipërfaqe për personat fizik, të cilat do të fillojnë të ekzekutohen nga MBPZhR-ja, arrijnë vlerën prej 8 097 061 22 euro, ndërsa për blegtori 3 102 635 00 euro.

Pagesat po ashtu janë në proces edhe për listën e përfituesve të personave juridik-agrobizneseve në vlerë prej 513,842.57 euro për sipërfaqe të mbjella dhe pagesa direkte për blegtori për këta persona në shumën prej 181 126 70 euro.

Kryeshefi Ekzekutiv i AZhB-së, Ekrem Gjokaj, ka thënë se kjo agjenci gjatë gjithë kohës së procesit vlerësues ka qenë dhe do të jetë transparente, me ç’rast i ka informuar fermerët përmes sms-ve dhe vendimeve në e-mail, si dhe përmes ueb-faqes së AZhB-së për rezultatet lidhur me procesin vlerësues.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ngjarjen“Festari…