Mjekët nga Suedia kanë operuar nëntë pacientë në kirurgji plastike

27 shtator 2019 | 14:18

Një ekip i mjekëve nga Suedia i udhëhequr nga Ass. Prof. Erkki Tarpila, nga  23 deri më 27 shtator ka qëndruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Ky ekip në bashkëpunim edhe me mjekët e klinikës ka kryer nëntë operacione, një operim mikrokirurgjik, një rekonstruksion i gjirit dhe operime tjera nga lëmi i e kirurgjisë rekonstruktive dhe kirurgjia e dorës.

Image may contain: one or more people

Ekipi i mjekëve suedez ka realizuar me dhjetëra vizita të tjera mjekësore për pacientët.

Ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë dhe në përbërje të tij ka tre kirurg plastik, një mikrokirurg, një kirurg të dorës dhe një infermiere..

Kësaj here, ekipi nga Suedia ka sjellë edhe një VAC aparat, shumë i nevojshëm për trajtimin e plagëve kronike dhe të infektuara.

Ekipi i mjekëve nga Suedia ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vijë për të ndihmuar pacientë e kirurgjisë plastike, e po ashtu stafin mjekësor duke ndikuar në ngritjen dhe edukimin e tyre profesional.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ramush Tahiri e ka vlerësuar të mirë dhe…