Osmani: Do t’i depolitizojmë menaxhmentin dhe bordet e ndërmarrjeve publike

27 shtator 2019 | 14:29

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së KEK-ut. Nga ata ajo u njoftua për problemet e shumta në korporatë, me theks të veçantë për kushtet e rënda të punës, implikimet që do të ketë Ligji i Pagave, menaxhmentin politik dhe vendimet e njëanshme të tij.

Me këtë rast Osmani u ka prezantuar atyre planin e saj qeverisës për ndërmarrjet publike.

Ajo ka bërë me dije se plani i saj ndër të tjera përfshin depolitizimin e menaxhmentit dhe të bordit, siguri për respektim të Ligjit të Punës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Osmani ka thënë se siguria e punëtorëve në këtë korporatë do të jetë një ndër çështjet për të cilën ajo do të kujdeset në mënyrë të veçantë menjëherë pas marrjes së detyrës së udhëheqëses së qeverisë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip i mjekëve nga Suedia i udhëhequr nga Ass.…