Veseli: Hanin e Elezit do ta bëjmë zonë kufitare të zhvilluar, Shtërpcën zonë turistike edhe më të bukur

27 shtator 2019 | 20:44

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka mbajtur tubime me qytetarë edhe në Han të Elezit dhe Shtërpcë.

Ai ka premtuar se si kryeministër do të angazhohet që Hanin e Elezit ta bëj zonë kufitare shumë më të zhvilluar, kurse Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur.

“Dy vendbanime, me qytetarë të mrekullueshëm, ku me investime më të mëdha mund të bëjmë edhe ne mrekulli.

Si kryeministër i ardhshëm me besimin më të madh qytetar, për Hanin e Elezit do të angazhohem që ta bëj zonë kufitare shumë më të zhvilluar, kurse Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur.

Qytetarët tanë e meritojnë një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm, me shanse të barabarta për të gjithë, me ekonomi të fuqishme, me vende pune të qëndrueshme dhe me rininë tonë që jeton këtu. Në votën tuaj dhe në numrin 112 është e ardhmja e Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup rusësh kanë krijuar atë që e quajnë “Ultratank”.…