Pasagjeri bën për spital shoferin e autobusit, nuk i uli volumin muzikës (Video)

28 shtator 2019 | 10:51

Një pasagjer ka bërë për spital shoferin e autobusit, me të cilin ishte duke udhëtuar, pasi i kërkoi të ulë volumin e muzikës.

Skena e dhunës që ndodhi në prani të pasagjerëve, u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale, duke u kthyer në një video virale. Pasagjeri filloi t’i gjuante shoferit, teksa ishte duke ngarë autobusin, duke tmerruar pasagjerët.

Sulmuesi shihet duke goditur me grushte në fytyrë, ndërsa ai përpiqet të mbrohet. Ata e mbërthejnë fort njëri-tjetrin dhe shoferi i plagosur të dëgjohet duke bërtitur para tij.

Ajo që ka irrituar më tepër qytetarët që kanë parë videon, është neglizhenca e pasagjerëve të tjerë për t’i ardhur në ndihmë shoferit të autobusit.

Policia ka nisur hetimet për incidentin e rëndë  të regjistruar në Leeds të Mbretërisë së Bashkuar dhe po përdor pamjet e filmuara për identifikimin e agresorit dhe kapjen e tij.

https://youtu.be/__2MQ7OipAM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, mbrëmë ka takuar…