Hoxha takon banorët e fshatrave Popoc dhe Ponoshec, përkrahja për Nismën po rritet

28 shtator 2019 | 13:09

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet, Fazli Hoxha, së bashku edhe me kandidatët tjerë për deputetë takuan banorët e fshatrave Popoc dhe Ponoshec, ku morëm përkrahje të fuqishme për Nismën Socialdemokrate për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Para banorëve të këtyre fshatrave prezantuam pikat e programit të koalicionit Nisma-AKR-PD, dhe kërkuam përkrahjen e tyre në këto zgjedhje. Vota e fshatrave Popoc dhe Ponoshec, dhe e shumë fshatrave tjera të Komunës së Gjakovës është përkrahje për ta fuqizuar më shumë zërin e qytetarëve në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës përmes Nismës Socialdemokrate”, ka shkruar Hoxha në rrjetin sociale “Facebook”.

Ai ka theksuar se edhe nga ky takim pamë se përkrahje për projektin ‘Bashkë për Shtetin’ po rritet jo vetëm në Gjakovë por edhe në komunat tjera. “Ndryshimi vjen vetëm me koalicionin Nisma-AKR-PD”, ka thënë Fazli Hoxha.

Fotografia e Fazli Hoxha

Fotografia e Fazli Hoxha

Fotografia e Fazli Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kandidat i PDK-së për deputet, Uran…