Veseli: Edhe Deçani e merr drejtimin e duhur me PDK-në

28 shtator 2019 | 19:27

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Deçanit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se edhe Deçani e merr drejtimin e duhur me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kjo është rruga e fitores së Kosovës. Kjo është rruga e krijimit të një mirëqenie më të mirë dhe e hapjes së një perspektive më të madhe”, ka shkruar Veseli.

Ai ka theksuar se Kosova fiton duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke u integruar në familjen euroatlantike, jo duke u konfrontuar me miqtë tanë.

“Kjo sjellë pasiguri dhe izolim për Kosovën. Me Amerikën në krah, Kosova është më e fortë në këmbët e veta dhe do të ecë e sigurt në rrugën e saj të suksesit. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112. #PDK1123″, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër partive u janë shqiptuar gjoba, në vetëm katër ditë…