PDK-ja mbajti tubim madhështor në Pejë

28 shtator 2019 | 20:19

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim madhështor në Pejë, ku i pranishëm ishte edhe Kadri Veseli.

Kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që me 6 tetor të votohet masovikisht PDK-ja.

Ai ka treguar se pse duhet të votohet PDK-ja, duke përmendur ndër tjerash luftimin e korrupsionit, mbështetjen e bizneseve dhe forcimin e raporeteve me SHBA-të.

“Peja, vendi i Haxhi Zekës dhe shumë heronjve dhe dëshmorëve të kombit, sot i dha vulë fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo tregoi sot qart se e mbështet fuqishëm kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli, vizionin e tij për të ardhmen e sigurtë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, përfshirë edhe forcimin e mëtejm të marrëdhënieve me SHBA-të dhe Evropën”, ka shkruar Xhavit Haliti, në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndërkohë, gjatë fjalimit, Haliti është zotuar se Qeveria e ardhshme e drejtuar sipas tij, nga Kadri Veseli, do ta mbështet Pejën me projekte konkrete.

Haliti ka kërkuar nga Veseli që qysh në “ditën e parë si kryeministër të merr vendim që në lumin bistrica të mos ndërtohen hidrocentrale dhe që qytetarët t’i shfrytëzojnë lirshëm bjeshkët e Rugovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur gabon një njeri i thjeshtë quhet thjesht gabim, por…