Rashica, supergol ndaj Borussia Dortmund (Video)

28 shtator 2019 | 20:50

Milot Rashica është rikthyer në formacionin titullar të Werder Bremen dhe e ka bërë këtë në mënyrën më të mire të mundshme.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka realizuar një gol mjaft të bukur në sfidën ndaj Borussia Dortmund.

Pas një pasimi të Klasen, Rashica ndaloi topin dhe goditi fort me të djathtën brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Dortmundit.

Dortmund dhe Bremen u ndanë në paqe, me rezultatin 2:2, për të marrë secila nga një pikë në kuadër të xhiros së gjashtë në Bundesliga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim madhështor në…