Lluka: Faleminderit Gjakova ime
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka falënderuar bashkëvendësit për pritjen madhështore.
Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së këtij koalicionit do të garantohet tërheqja e investimeve të huaja dhe zhvillim të prodhuesve vendorë.
“Bashkë me presidentin Pacolli dhe strukturat e partisë, para bashkëqytetarëve të Gjakovës, në një tubim madhështor, shpalosëm programin e AKR-së. Në qeverisjen e koalicionit tonë, me planin tonë për zhvillim ekonomik, duke zbatuar 10 shtyllat e programit tonë, do të garantojmë tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillim të prodhuesve vendorë, dy këto që do të gjenerojnë vende pune për të ulur papunësinë”.
“Para qytetarëve të mi, kërkova besimin për të mos e tradhtuar kurrë, për të bërë më shumë. Për të rinjtë e të rejat, për pensionistët, gjyshërit e prindërit tanë, mësuesit e arsimtarët, infermierët e doktorët. Për të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm, patriot e dashamirës të Republikës. Në ditët në vijim, përmes takimeve të ndryshme me qytetarë do të vazhdoj shpalosjen e programit tonë zhvillimor. Ju faleminderit përzemërsisht për ata që ishin prezent në përkrahje të kandidaturës time”, ka shkruar Lluka në llogarinë e vet në “Facebook”.