Agim Bahtiri: Kurti mori përkrahje të fuqishme në Pejë e Suharekë

29 shtator 2019 | 19:17

Agim Bahtiri ka thënë se për çdo ditë që po kalon fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm sa po rritet e po afrohet.

“Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, edhe sot mori përkrahje të fuqishme. Falënderoj qytetarët Pejës dhe Suharekës për pritjen madhështore që na e bën, të cilët e konfirmuan fitoren tonë”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se 6 tetori do të jetë referendum për Republikën e Kosovës, ku do t’i jepet fund keqqeverisjes e korrupsionit dhe do t’i hapet përspektiva popullit.

“#erdhidita Me Albinin përpara, na priftë e mbara”, ka shkruar Bahtiri.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci, dhe disa…