Fëmijët e “Let Center” shënojnë 10-vjetorin e Pavarësisë

15 shkurt 2018 | 15:06

Me vjersha, këngë e vallëzime fëmijët e qendrës për shkollarë “LET Center”,  shënuan 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Të emocionuar e shumë të kënaqur ishin fëmijët që performuan. Mirëpo vjershat e këngët nuk ishin e tëra. Ata përmes inskenimeve të shumta në skenë sjellën ngjarjet kryesore ndër vite.

Drejtoresha e Let Center, Lida Hoxha Nexhipi,  ka thënë se ketë shfaqje e kanë organizuar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton “Ekonomia Online”.

Ajo ka uruar te gjithë nxënësit dhe prindërit e pranishëm duke thënë se Dita e pavarësisë së Kosovës është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj.

Shënimi i një dekade që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë përmes aktiviteteve të shumta kulturore e artistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës,…