Gani Dreshaj: Istog, jam krenuar gjithmonë me kulturën e përkrahjen që ma keni dhënë

29 shtator 2019 | 20:21

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Istogu i bëri pritje madhështore Ramush Haradinajt.

“Faleminderit për këtë pritje madhështore që na keni bërë sot, neve dhe njeriut që na i ka hapur gjithmonë dyert, Ramush Haradinajt”, ka shkruar Dreshaj.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Istog, unë kam mendu për ju edhe kur jam në Vrellë, edhe kur jam në Istog, edhe kur gjendem në Prishtinë, edhe kur shkoj në Gjermani.

Istog, jam krenu gjithmonë me kulturën e përkrahjen e juaj që ma keni dhënë parezervë.

Istog, në humbje e fitore, në sfida e vështirësi, unë gjithmonë do jem biri yt.

Faleminderit për këtë pritje madhështore që na keni bërë sot, neve dhe njeriut që na i ka hapur gjithmonë dyert, Ramush Haradinajt.

G.D

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, është rikthyer me…