Fraser-Pryce fitoi medaljen e arit në 100 metra
Shelly-Ann Fraser-Pryce është kampione e botës në garën e 100 metrave për femra.
Atletja xhamajkane fitoi medaljen e artë në këtë disiplinë në botërorin e Atletikës teksa e përshkoi këtë distancë me kohën 10.71 sekonda duke lënë në vendin e dytë britaniken Dina Asher-Smith, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Ta Lou nga Bregu i Fildishtë.
Në kërcimin trehapësh për meshkuj, medalja e artë i shkoi amerikanit Christian Taylor me 17.92 m duke lënë në vendin e dytë bashkëkombësin e tij Will Claye me 17.74 m, ndërkohë që medaljen e bronztë e fitoi Zango nga Burundi me 17.66 m
Në stafetën e përzier 4×400 m medalja e artë i shkoi atletëve e atleteve amerikane që e fituan garën me kohën 3 minuta 9 sekonda e 34 të qindtat që përbën edhe një rekord botëror. Në vendin e dytë u rendit Xhamajka, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Bahreini.
Në tabelën e medaljeve vazhdon të kryesojë SHBA me 4 medalje ari, 4 argjendi e ndjekur nga kina me 2 medalje të arta, 2 të argjendta e 2 të bronzta, ndërsa e treta është Xhamajka me 2 medalje ari dhe 1 të argjendtë.