Unitedi kërkon një sulmues, opsion janë Williamsi dhe Dybala 

30 shtator 2019 | 18:11

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë me dije se skuadra e tij është në kërkim të një lojtari me tipare sulmuese.

Gjiganti i Premierligës ka pasur probleme gjatë merkatos së fundit për t’i zgjedhur problemet me fazën ofensive, madje zgjidhje për këtë nuk patën as në merkaton e verës. Mungesa për gol dhe kreativitet bëri që Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez të largohen nga ‘Djajtë e kuq’. Inaki Williams dhe Paulo Dybala ishin dy synimet kryesore të Unitedit për afatin kalimtar të verës, por marrëveshja nuk u arrit me asnjërin lojtar.

Spekulimet e fundit bëjnë të ditur se mund të jetë Moussa Dembele i Lyonit lojtari që mund t’i bashkohet skuadrës nga ‘Old Trafford’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka nisur…