Osmani: LDK-ja siguron dhe garanton kufijtë e Kosovës

30 shtator 2019 | 18:09

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka nisur fjalimin e saj në Ferizaj me shumë entuziazëm duke qenë e bindur se LDK-ja do të dalë fituese më 6 tetor.

“Fitore dhe jo vetëm fitore, por fitore të thellë kanë me pa më 6 tetor krejt Kosova”, ka thënë Osmani para të pranishmëve.

Ajo ka thënë se kur Ferizaji vendos që të fitojë, s’ka kush që e ndalë LDK-në.

“Është kënaqësi të kthehem prapë këtu në mesin tuaj në këtë ditë të bukur me diell për të përjetuar së bashku me të gjithë ju shkëlqimin e sigurt të fitores tonë e cila tashmë është e pastër sikur rrezja e diellit të ditës së sotme”, është shprehur Osmani, duke shtuar se LDK-ja është me e bashkuar se kurrë më parë.

Osmani ka folur edhe për çështjen e kufijve duke e cituar ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“LDK-ja e mbron idenë e presidentit Ibrahim Rugova për krijimin e një shteti që e respekton angazhimin e secilit”.

“Presidenti Ibrahim Rugova e donte një Republikë të Kosovës të cilës askush nuk ja cenon kufijtë, shtetësinë dhe një Republikë të tillë e siguron dhe e garanton vetëm LDK-ja”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i biznesmenëve dhe afaristëve që veprojnë në diasporë…