Justin Bieberi ftoi një person të veçantë në dasmë

02 tetor 2019 | 10:59

Justin Bieberi ftoi ish të dashurën e vet në dasmën me Haileyn. E dashura e parë e këngëtarit 25-vjeçar, Caitlin Beades, mori pjesë në ceremoninë e tyre të hënën në Bluffton, Karolina e Jugut.

Justini ishte në lidhje me Caitlin në vitin 2008 pasi u takua me të kur u transferua për herë të parë në Atlanta për të punuar me Usherin, sipas “E! News”.

Ata ishin në lidhje për një vit dhe Justini u bë i afërt me familjen e saj, përfshirë vëllanë e saj Christian, i cili, gjithashtu, ishte i pranishëm në dasmë. Ky gjest dëshmoi që Justini dhe Caitlini janë ende miq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eva Marcille është bërë sërish nënë. Ajo mirëpriti fëmijën e…