Beqiri kundër shtyrjes së seancës solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë

15 shkurt 2018 | 19:31

Sekretari i i LDK-së, Ismet beqiri ka reaguar ndaj njoftimit nga Kuvendi se seanca solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë do të mbahet më 18 shkurt e jo më 17 shkurt.

Këtë vendim Beqiri e quan absurd dhe shton se nuk mund të shtyhet ditëlindja e shtetit të Kosovës, pavarësisht arsyet që jepen.

Ky është postimi i plotë i z. Beqiri:

Të dashur miq
Posa u informova nga zyrtaret e Kuvendit,poashtu lexova edhe ne faqen zyrtare te Kuvendit,Seanca Solemne për shënimin e 10 vjetorit të Shpalljes së Pavarësise mbahet më 18 shkurt ora 12,00.
Ky është njē absurd i llojit të vet,nuk ka kuptim,për mua është e papranueshme të shtyhet ditëlindja e Republikes sē Kosovës.Nuk më intereson fare qfarë arsyetimi mund ta kete ai ose ata që e kanë bërë këtë veprim absurd.Nēse Seanca nuk mbahet më 17 shkurt,atëhere sipas kësaj logjike 10 vjetori mund të shēnohet cilendo ditē brenda këtij viti.Kjo është non sens.
Vërtetë a kanë pikë të ndërgjegjes dhe përgjegjësisē bartësit e Institucioneve tona,në këtë rast të Kuvendit të Kosovës.
I.Beqiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylejman Krasniqi Kur e pata lexua skicën humoristike “Njëqind flamuj…