Blerta Deliu: Gjilani i dha vulë fitores së madhe të PDK-së më 6 tetor

02 tetor 2019 | 14:06

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka komentuar në llogarinë e saj në “Facebook” tubimin e djeshëm të kësaj partie në Gjilan.

Këtë tubim ajo e ka quajtur madhështor, në të cilin ishte i pranishëm edhe ish-kreu i Drejtësisë së Administratës Trump, Matthew Whitaker.

“Takim madhështor në Gjilan për të mirëpritur kryeministrin e Kosovës z. Kadri Veseli. Gjilani ishte i tejmbushur me njerëz të cilët e duan zhvillimin dhe integrimin e Kosovës dhe edhe njëherë i dha vulën fitores së madhe të 6 tetorit, fitores së PDK-së dhe kryeministrit z. Kadri Veseli”, ka shkruar Deliu.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3153793654691994&set=pcb.3153800338024659&type=3&__tn__=HH-R&eid=ARDZ531CuKT1psV3ex2bAhvS94iJ4gvi3AHIgwpmTZ13w3M5A93MyJqGmbJkIYJBZUrviborD4e0sqyD

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli u…