Limaj: Pavarësisht rezultatit të 6 tetorit duhet konsensus i forcave politike për disa tema

02 tetor 2019 | 14:57

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë të cilat mund të përcaktojnë të ardhmen e vendit për disa dekada.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se vendin e presin tema shumë të rëndësishme të cilat vetëm duke pasur një konsensus sa më të gjere mund të marrin epilogun e duhur.

Në një intervistë për televizionin “a2 CNN”, ai ka thënë se duke i ditur temat të cilat e presin vendin, atëherë forcat politike detyrimisht duhet që pavarësisht rezultatit duhet të jenë në të bashkuara për të arritur konsensusin e nevojshëm dhe t’i mbyllin ato tema.

Prandaj, Limaj ka thënë se projekti i Nismës “Bashkë për Shtetin” e ka këtë kuptim dhe se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë kanë bërë punë të mëdha për vendin.

“Zgjedhjet që po vinë nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës për shkak të temave që e presin vendin tonë. Janë disa tema jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat detyrimisht bëjnë që forcat politike ë Kosovës, pavarësisht rezultatit duhet jemi të bashkuar në këto tema për të pasur një konsensus sa më të gjere dhe për t’i mbyllur disa tema me te rëndësishme, prandaj edhe projekti ynë Bashkë për Shtetin e ka këtë kuptim”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësi i listës së koalicionit “Liria”, subjekt ky politik garues…