Çmimi i biletave për ndeshjen Turqi – Shqipëri

02 tetor 2019 | 15:04

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të “Euro 2020”, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë të shiten në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019, ora 20:45.  Bileta kushton 700 lekë (rreth 6 euro) dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.

Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla (vjollcë). Më poshtë është pasqyruar harta e stadiumit “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll:

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohja e pavarësisë së Kosovës kurrë nuk e ka pasur…