MAShT-i me shqetësim pranon lajmin e largimit të Agjencisë së Akreditimit nga ENQA

03 tetor 2019 | 12:16

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka pranuar me shqetësim lajmin se Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ka konstatuar që Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbushë rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e ENQA-s.

“Megjithatë, MAShT-i për këtë lajm është njoftuar nga mediat dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar. Prandaj, sot Ministria ka kërkuar informacion zyrtarisht nga Agjencia Kosovare e Akreditimit mbi raportin e ri të krijuar mes Agjencisë dhe ENQA-s, e po ashtu edhe për të gjeturat në raportin e Asociacionit, mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim”, është thënë në njoftimin e MAShT-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka reaguar ndaj vendimit të…