Daka i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Udhëzimet e KQZ-së janë obligative për komisionerët

03 tetor 2019 | 18:26

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se komisionerët në vendvotime në të gjitha komunat me shumicë serbe do i njohin të gjitha dokumentet për identifikim.

Daka ka thënë se udhëzimet e miratuara në KQZ-ja janë obligative për të gjithë dhe se të gjithë komisionerët që nuk do e respektojnë udhëzimin për përdorim të dokumenteve për identifikim do të kenë konsekuenca juridike.

Sipas saj, qytetarët e Kosovës do të mund të votojnë vetëm me dokumente identifikuese të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LETRAT E DASHURISË  Nga: Resat Nuri Guntekin  Përktheu: Fatijona Bajraj…