Danimarka U19 mposhti Kosovën

03 tetor 2019 | 18:44

Përfaqësuesja U19 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 12 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Gjeorgjia 2020” kundër Danimarkës me rezultat 0-8.

Vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi nuk arritën t’u bëjnë ballë danezeve të cilat në çdo aspekt ishin më cilësore dhe pjesën e parë e mbyllën me katër gola epërsi, derisa po aq gola i shënuan edhe në pjesën e dytë.

Katër gola për danezet i shënoi Sofie Lundgaard, derisa me nga një gol kontribuuan Bredgaard, Olivia Moller Holdt, Sarah Sundahl dhe Ea Maiken Rasmussen.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani e cila pretendon të jetë kryeministre nga radhët…