Fillon shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna

05 tetor 2019 | 08:56

Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së, për zgjedhjet që priten të mbahen këtë të diele, raporton Ekonomia Online.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur sot në orët e hershme të mëngjesit nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komsioneve komunale të zgjedhjeve.

Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve.

Kosova nesër mban zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në të cilat garojnë 25 subjekte politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe…