Ky është mesazhi i kryetares së KQZ-së për zgjedhjet e 6 tetorit (Video)

05 tetor 2019 | 21:55

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ajo përmes një video në faqen e KQZ-së në “Facebook” ka treguar për procedurat e votimit në procesin zgjedhor.

Daka ka thënë se qytetarët gjatë procesit zgjedhor duhet të kenë me vete një dokument identifikimi dhe në fletëvotime duhet të votojnë për vetëm një parti që dëshirojnë, ku do të përzgjedhin pesë kandidatë të asaj partie, në mënyrë që fletëvotimi të jetë i vlefshëm.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017.

https://www.facebook.com/189786584428894/posts/3018070801600444?sfns=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat…