![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/4BC7F033-7A3F-4FAE-9B8F-E58FC294948F.jpeg)
Haradinaj hedh votën
06 tetor 2019
| 10:40
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën.
Të dy hodhën votën në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime.
Ai ka theksuar se dita e sotme është sukses për një Kosovë me demokraci kaq të mirë pasi çdo gjë deri tani ka shkuar mirë në të gjithë vendin.