PDK-ja: LDK-ja në Sllatinë është duke manipuluar votuesit

06 tetor 2019 | 12:28

“Lidhja Demokratike e Kosovës është duke manipuluar votuesit në Sllatinë të Fushë Kosovës, duke ushtruar ndikim e presion te qytetarët për mënyrën se si ata të votojnë. Kjo e dëmton procesin zgjedhor dhe vullnetin e lirë të qytetarëve për të votuar”, kështu është thënë në një reagim të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Dega në Fushë Kosovë.

Sipas kësaj partie, vullneti i lirë i qytetarëve për të votuar është i garantuar. “Prandaj kërkojmë hetim nga ana e organeve kompetente dhe ndërprerjen sa më të shpejtë të këtij lloji të manipulimit. Qytetarët në një qendër votimi të Sllatinës kanë dërguar foto për ta dëshmuar këtë keqpërdorim nga e ana e LDK-së”, është thënë në reagimin e PDK-së në Fushë Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku mund ta…