Voton edhe Pacolli, uron që procesi zgjedhor të shkojë mirë

06 tetor 2019 | 13:06

Edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ai ka thënë se sot vota e qytetarëve është e rëndësishme, duke bërë thirrje që të votohet për të ardhmen e tyre.

“Uroj për një qeveri që e do Kosovën dhe popullin e saj, e sidomos të rinjtë. Uroj që procesi zgjedhor të shkojë sa më mirë”, ka thënë Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Milanit, Pepe Reina ka bërë një gafë të…