Trajneri i Malit të Zi krahason Kosovën me Gjermaninë dhe Brazilin

06 tetor 2019 | 13:29

Përfaqësuesja e Kosovë në futboll do të luaj ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian ndaj Malit të Zi më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për këtë sfidë të rëndësishme ka folur edhe përzgjedhësi i Malit të Zi, Faruk Hadzibegiq.

“Për momentin Kosova është favorite në garën për vendin e dytë dhe ka gjasa reale që të kualifikohet direkt në kampionat evropian, përmes këtyre kualifikimeve. Kosova ka ekip me përvojë ndërkombëtare. Të gjithë futbollistët e saj luajnë në Evropë dhe shumë prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet e tyre”, ka thënë Hadzibegic për gazetën Koha Ditore.

Tutje tekniku 61-vjeçar ka thënë se Kosova për nga niveli mund të jetë e përafërt me Gjermaninë dhe Brazilin. “Duke pasur parasysh rëndësinë e lojtarëve të Kosovës në klubet e tyre, klubet ku luajnë ata, atëherë Kosova për nga niveli mund të jetë afër me Gjermaninë apo Brazilin”, është shprehur trajneri i Malit të Zi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore kanë arritur…