AAK-PSD: Dalja e qytetarëve në votime, e kënaqshme

06 tetor 2019 | 15:34

Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD ka mbajtur konferencë për medie duke u shprehur i kënaqshëm me daljen e qytetarëve në votime.

“Falënderojmë KQZ-në, policinë dhe prokurorinë për këtë proces kaq profesional dhe në vëmendje të parregullsive që tashmë janë raportuar”, ka thënë Selimi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime.

“Ne i kemi disa informata nga shtabet zgjedhore të AAK-PSD që deri në ora 15:00 ka qenë një dalje e kënaqshme e popullatës. Por kjo dalje është e ngjashme me atë të vitit 2017, andaj shfrytëzoj rastin që ata votues që nuk kanë dalë ende ta shfrytëzojnë rastin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”.

“I falënderoj këta qytetarë që kanë dalë dhe ju njoftoj se konferenca e radhës fillon në ora 17:00”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Deçanit sot ka organizuar "Ditën e Gështenjës", ku…