KQZ-ja: 29.47 për qind votues kanë votuar deri në orën 15:00

06 tetor 2019 | 15:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në uebfaqen zyrtare ka publikuar shifrat për daljen e përgjithshme të votuesve deri në orën 15:00.

Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është 29.47 për qind ose 529.082 votues.

Në ndërkohë, në uebfaqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar edhe shifrat për daljen e votuesve në secilën komunë të Kosovës.

Këto të dhëna janë duke u përditësuar vazhdimisht.

Në këtë link mund të shihni përqindjen e pjesëmarrjes se votuesve në secilën komunë: https://rezultatet2019.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=2&LangID=2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD ka mbajtur konferencë për medie…