Ndërroi jetë Abdilaqim Ademi funksionar i lartë i BDI-së

16 shkurt 2018 | 11:52

Ka ndërruar jetë Abdilaqim Ademi funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), pas një sëmundje të rëndë.

Abdilaqim Ademi ka ushtruar funksione të larta partiake dhe qeveritare.

Ademi ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore dhe partiake, si zëvendëskryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe të Arsimit.

Kohëve të fundit ishte larg skenës politike shkaku i trajtimit me terapi mjekësore.

Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës.

Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kishte mbaruar dy vite dhe për shkak të masave të dhunshme serbe në Universitetin e Prishtinës, studimet ishte detyruar që t’i vazhdoj në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka diplomuar në korrik të vitit 1996. Ai më pas ka mbaruar edhe studimet postdiplomike.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, pas namazit të xhumasë në varrezat e fshatit Shemshovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është organizuar…