Familja shtatë anëtarshe nga Kopiliqi i Poshtëm do të bëhet më shtëpi

06 tetor 2019 | 17:03

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me humanistin Halil Kastrati, kanë vizituar familjen e Ramiz Sahitit nga fshati Kopiliq i Poshtëm i kësaj komune, ku kanë kumtuar lajmin kësaj familje se ata po bëhen me shtëpi.

Me këtë rast, Jashari ka theksuar se kjo familje është duke jetuar në kushte të vështira ekonomike.

“Sot, së bashku me humanistin Halil Kastrati, i kumtuam lajmin kësaj familje 7-anëtarshe se çështja e strehimit për ta po zgjidhet, falë një donatori të komunës tonë, që ka shpreh vullnetin të financojë ndërtimin e kësaj shtëpie përmes shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’. Faleminderit të gjithë bamirësve për kontributin e tyre!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë përmbylljen…