Ambasadorja Çitaku komenton procesin zgjedhor: Kosova shembullore!

07 tetor 2019 | 04:52

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se fushata ka përfunduar pa asnjë incident, gjithashtu edhe votimi ishte i qetë.

“Kosova shembullore! Fushatë pa asnjë incident serioz. Votim i qetë. Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit! Zemër e madhe je #Kosovë”, ka shkruar Çitaku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas rezultateve të fundit të KQZ-së deri me tani janë…