Krasniqi uron Kurtin për fitoren

07 tetor 2019 | 10:32

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka uruar fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur mbrëmë është fitore e demokracisë.

Urimi për zgjedhjet! Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për ndryshimin e qeverisjes së vendit! Kjo është fitore e demokracisë. Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për kryetarin e VV-së e kandidatin për kryeministër – Albin Kurtin! Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje! Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lideri i parë që…