Kryemadhi: Kosova, shembull i kulturës demokratike

07 tetor 2019 | 11:33

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, i ka quajtur zgjedhjet në Kosovë shembull të kulturës demokratike. Ajo ka uruar përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljet e tyre në këto zgjedhje.

“Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik”.

“Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj. Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje”.

“Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të anëtarësimit të saj të mëtejshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë”, shkruar Kryemadhi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në një konferencë…