Nis takimi Kurti-Mustafa

10 tetor 2019 | 12:26

Lideri i Lëvizës Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, aktualisht janë duke e zhvilluar një takim për arritjen e koalicionit qeverisës.

Ky takim është duke u mbajtur në Hotel “Sirius” në Prishtinë.

Po në këtë takim është e pranishme edhe nënkryetarja e LDK-së dhe ish-kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Kurti para takimit ka thënë se ky është veç fillimi i një qeverisje të re.

Ai ka thënë se janë duke punuar për një koalicion me LDK-në.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci është mundur nga Cluj…