Drake ndihet i lënduar nga babai i tij

11 tetor 2019 | 11:12

Drake i është përgjigjur babait të tij, Dennis Graham, për pretendimet e këtij të fundit, se reperi gënjeu rreth raporteve të tyre për të shitur rekorde.

“U zgjova sot i lënduar. Babai im do t’i thoshte gjithçka gjithkujt që dëshiron ta dëgjojë atë. Është e trishtueshme që familja të jetë kështu, por çfarë mund të bëjmë kur njerëzit që kemi janë kështu?”, ka shkruar Drake në rrjetet sociale.

Përgjigjja e reperit u nxit nga intervista e fundit e Graham në Power 106 me Nick Cannon, ku ai i tha radiotelevizionit që djali i tij pranoi të sajonte detaje të marrëdhënies së tyre për të shitur rekorde. Fituesi i Grammyt e ka sulmuar babanë e tij për alkool dhe mungesën e tij në disa raste në të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie mori pjesë në premierën e Maleficent: Mistress of…