Më 15 tetor në Prishtinë fillon procesi i eleminimit të brejtësve

11 tetor 2019 | 14:52

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 15 tetor do të fillojë procesi i deratizimit vjeshtor (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e kryeqytetit.

Kjo komunë ka theksuar se ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.

“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses. Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të muajit tetor, i cili njihet…