10 milionë euro e ndajnë Hysajn nga Roma

11 tetor 2019 | 15:04

Elseid Hysaj dëshiron të largohej nga Napoli dhe Roma është e interesuar për transferimin e tij. Tashmë duket se këto fjalë bëhen edhe më të vërteta sepse Davide Zapakosta, mbrojtësi i verdhekuqve, është dëmtuar dhe ka lënë një hapësirë bosh në mbrojtje.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, tashmë Roma ka nisur të punojë për të nënshkruar me shqiptarin, por ka dy pengesa. E para është çmimi i kartonit të Hysajt që është 20 milionë euro. Verdhekuqtë kërkojnë që ky çmim të përgjysmohet, pasi ai është në përfundim të kontratës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja turke Meltem Miraloglu është martuar në fshehtësi me një…