Pas rinumërimit të votave në Arllat, Nismës i shtohen 21 vota (Foto)

11 tetor 2019 | 16:42

Pas rinumërimit vetëm në një vendvotim në fshatin Arllat, koalicionit Nisma-AKR-PD i janë shtuar 21 vota.

Ndërsa, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, ky koalicion në këtë vendvotim ka pasur vetëm një votë.

Nisma Socialdemokrate po kërkon rinumërim të votave në nivel vendi për shkak të gabimeve teknike që janë bërë në formularët e KQZ-së, raporton “Epoka e re”.

Sot në vazhdimësi në media kanë qarkulluar formular  ku vota të partive të ndryshme i janë bartur Listës Serbe ose partive të tjera minoritare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja Shqiptare ka para vetes një test shumë të rëndësishëm,…